Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Gjilani e Prishtina përballen sot në finalen e Kupës së Kosovës

Gazeta10
05 June 2023 - 15:04

Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll, sfidë e cila edhe zyrtarisht e mbyll edicionin garues 2022/23.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00, edhe pse në rolin e vendasit do të jetë skuadra gjilanase.

Si Gjilani, ashtu edhe Prishtina synojnë që ta mbyllin sezonin me një trofe, andaj ky duel parashihet të jetë jashtëzakonisht interesant, derisa pritet të ketë një numër të madh të tifozëve në tribina.

Sa i përket kampionatit, Gjilani e mbylli sezonin në vendin e tretë, kurse Prishtina në të pestin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.