Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Labinot Tahiri e 2 Ton bëhen bashkë për Roelin e Shpatit, dhurojnë 5 mijë euro

Gazeta10
10 August 2026 - 18:28

Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri ka bërë të ditur se ka dhuruar 5 mijë euro për të ndihmuar Roelin e Shpatit dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka treguar se nga kjo shumë, 4 mijë euro i ka dhuruar nga vetja, ndërsa 1 mijë euro janë dhënë nga artisti 2 Ton, shkruan Indeksonline.

“E përkrah shqiptarin që e mban fjalën, se ashtu më mësuan gjyshërit e mi dhe shqiptarët e traditës”, ka shkruar Tahiri, duke falënderuar 2 Tonin dhe dy familje që, sipas tij, kanë kontribuar në këtë kauzë.Ai u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të kontribuojnë sipas mundësive, me qëllim që Roeli të ketë mbështetjen e nevojshme gjatë rritjes së tij.

Tahiri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditës së bamirësisë, duke u shprehur se beson te solidariteti dhe zemërgjerësia e shqiptarëve.“Prandaj unë besoj në popullin tim shqiptar dhe në dorën e tyre bujare”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Tahiri i ka drejtuar një mesazh të veçantë Roelit: “Roel, të do xhaxhi Labi.”Ai ka bërë të ditur gjithashtu se të interesuarit për të ndihmuar mund ta gjejnë llogarinë bankare në fotografinë e dytë të postimit të tij.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.