
Këngëtarja Adelina Ismaili në emisionin “Prime Vera” ka folur për standardet që, sipas saj, ekzistojnë në estradën kosovare, duke thënë se vajzat shqiptare e kanë më të lehtë të depërtojnë në Perëndim sesa në Kosovë.
“Unë mendojë që vajzat tona më lehtë depërtojnë qitash nën Perëndim se sa në Kosovë. Dua Lipa pa make up, pa flokë të rregulluara dhe njëkohësisht edhe Rita Ora nuk besojë që kishin dhezë në Kosovë, sepse këtu janë vendosur disa standarde që për me depërtu duhesh me qenë shumë e kuruar dhe me ndërhyrje estetike”, tha Ismaili.
Deklarata e saj ka nxitur diskutime për standardet e bukurisë dhe mënyrën se si ato ndikojnë në rrugëtimin e artisteve në Kosovë./Gazeta10