Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Jo në emrin tim”, Ilir Shaqiri publikon tekstin e këngës për çlirimtarët

Gazeta10
01 October 2026 - 15:48

Këngëtari Ilir Shaqiri publikoi tekstin “Jo në emrin tim”, të cilën e ka bashkëpunim me të birin, Korab Shaqiri.

Kjo këngë do të jehojë edhe sot në marshin për UÇK-në, transmeton Klankosova.tv.

Teksti i publikuar nga Ilir Shaqiri:
Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?

I shpërblen armiqtë që na kanë vra

Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time

Vështirë e kanë mes ballit me na pa,

Këto tri shkronja tona t’shenjta

Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra.

S’ka liri
S’ka as ditë të mbarë

Pa u kthy n’atdhe

Trimat çlirimtarë.
Padrejtësi

E gjyqe pambarim

Kosova po thërret Jo në emrin tim.
Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë

Për shtatë faje që kurrë si kem ba.

Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time

Vështirë e kanë mes ballit me na pa.

Këto tri shkronja tona t’shenjta

Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra…

S’ka liri
S’ka as ditë të mbarë

Pa u kthy n’atdhe

Trimat çlirimtarë.
Padrejtësi

E gjyqe pambarim

Kosova po thërret
Jo në emrin tim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.