Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Ursula von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit, flet edhe për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
01 October 2026 - 14:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë sot se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim.

Von der Leyen, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar që mandati i Gjykatës Speciale të respektohet dhe që mbrojtja të shfrytëzojë të drejtën e apelit.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999 është e skalitur dhe vuajtja që e ka pësuar populli juaj do të qëndrojë me ju përgjithmonë. BE-ja është partner i fuqishëm i Kosovës. Mandati i saj duhet të respektohet dhe mbrojtja ka të drejtë të apelojë. Ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, ka thënë von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian u pyet edhe inicativën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë dhe është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian ka kërkuar gjithashtu nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
“Zgjedhja e presidentit. Dialogu mes partive politike është i mundur dhe duhet të vazhdojë. Stabiliteti institucional është kyç”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.