
Këngëtarja Adelina Ismaili në emisionin “Primer Vera” ka ndarë një kujtim nga një takim me ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke treguar se fjalët e tij i kanë mbetur gjatë në mendje.
“Po e tregojë një moment me ish-presidentin Rugova. Kur kesh në vizitë më tha: ‘Je bo shumë e egër’. Kurrë në jetë nuk e harroj, ma shumë marre nuk e di a më ka ardhur ndonjëherë. Masi u ula më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Fjalët e tij tjera që më kanë mbetur në mendje janë se duhet me sakrifiku për liri dhe demokraci”, tha Ismaili.
Ajo tha se ai takim dhe mesazhet e Rugovës kanë lënë një përshtypje të veçantë tek ajo, veçanërisht këshilla për sakrificën në emër të lirisë dhe demokracisë./Gazeta10