
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar finalja e madhe e Kupës së Kosovës, me Gjilanin e Prishtinën që u përballën me njëra-tjetrën.
Në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, Prishtina shënoi fitore ndaj Gjilanit me rezultat 2-0.
Golat për bardhekaltërit i shënuan Genc Hamiti dhe Mërgim Pefqeli, të dy në pjesën e dytë.
Të parin gol e shënoi Hamiti në minutën e 67-të më një superfinalizim pas asistit të bukur nga Pefqeli.
Supergolat nuk u ndalën me aq, Pefqeli u përkujdes për golin më të bukur të natës, pasi me një goditje të fuqishme jashtë zonës shënoi për rezultatin 2-0 në të mirë të Prishtinës.
Pas kësaj fitore, Prishtina feston trofeun e tetë në histori të këtij kompeticioni.
Ndërsa, në anën tjetër, Gjilani mbetet pa asnjë trofe këtë sezon, mirëpo do të luajë në kualifikimet për Ligën e Konferencës.