Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mac Allister sonte kryen testet mjekësore te Liverpooli

Gazeta10
06 June 2023 - 16:58

Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister është lojtari më i ri i Liverpoolit.

Mac Allister sonte pritet të kryejë testet mjekësore te Liverpooli, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.

“The Reds” për shërbimet e mesfushorit argjentinas pritet të paguajnë rreth 60 milionë funte.

24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Liverpoolin, që e mban atë te ekipi anglez deri në vitin 2028.

Këtë edicion me Brightonin, argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar tre asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Mac Allister fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës në dhjetor të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.