
Joao Cancelo në verë pritet të largohet nga Manchester City, por jo edhe nga Premierliga.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Arsenali ka filluar negociatat për transferimin e mbrojtësit portugez dhe po tenton ta finalizojë këtë marrëveshje në muajt në vazhdim.
29-vjeçari është aktualisht pjesë e Cityt, por në pjesën e dytë të këtij edicioni ishte i huazuar te Bayern Munich.
Bayerni e kishte mundësinë që ta transferonte lojtarin për 70 milionë euro, por gjiganti gjerman nuk ka vendosur që ta shfrytëzojë këtë mundësi.
Cancelo nuk do të jetë pjesë e Cityt për edicionin e ardhshëm, pasi në janar ishte raportuar se ai kishte prishur raportet me trajnerin Pep Guardiola dhe kjo ishte arsyeja që portugezi u dërgua në huazim në Bundesligë.
29-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Përveç Arsenalit, për transferimin e portugezit interesim kanë shprehur edhe Barcelona dhe Real Madridi.