Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardanët U15 humbin miqësoren e parë ndaj Bullgarisë U15

Gazeta10
07 June 2023 - 17:33

Kombëtarja e Kosovës U15 ka pësuar humbje në miqësoren e parë kundër Bullgarisë U15, që u zhvillua sot në qendrën e Federatës bullgare në Bojana.

Dardanët e rinj pësuan gol ende pa kaluar minuta e parë, kur Dimitar Urumov shfrytëzoi pakujdesinë e qendërmbrojtësit dhe kapitenit të ekipit tonë, Erin Demolli dhe depërtoi i papenguar deri në afërsi të portës, për ta mposhtur nga afërsia portierin Ismail Hasimi.

Ky gol ndikoi tek të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit, të cilët në minutën e 19-të e pësuan edhe golin e dytë, kur Iliyan Gatinski shënoi me një gjuajtje të fortë nga vija e zonës së rreptësisë pas një topi të dëbuar nga portieri Hasimi.

Në pjesën e dytë loja ishte më e baraspeshuar, por Dardanët nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet më 10 qershor në orën 11:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.