
Mesfushori francez, N’Golo Kante është pranë kalimit në Arabine Saudite, te skuadra Al-Ittihad.
Kante pritet të firmosë kontratë dyvjeçare me ekipin arab, që e mban atë në skaudër deri në vitin 2025.
32-vjeçarit i përfundon kontrata me Chelsean në fund të sezonit dhe ai do të transferohet në Arabi me parametra zero.
Al-Ittihad në këtë merkato transferoi edhe sulmuesin francez, Karim Benzema, teksa Kante pritet të jetë transferimi i dytë i madh i kësaj skuadre.
Kante së fundmi kishte pasur probleme të shumta me lëndime, teksa në edicionin 2022/23 kishte bërë vetëm shtatë paraqitje në Ligën Premier.