Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani dhe Interi në garë për shërbimet e Folarin Balogun

Gazeta10
07 June 2023 - 19:55

Dy rivalët lokal, Milani dhe Interi janë në garë për transferimin e futbollistit të talentuar, Folarin Balogun.

Balogun është anëtar i Arsenalit po në edicionin 2022/23 ishte i huazuar te skuadra franceze, Stade de Reims.

21-vjeçari shkëlqeu në edicionin e tij të parë në kampionatin francez, ku arriti të realizojë plot 21 gola.

Reprezentuesi amerikan ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.

Balogun do të zhvillojë fazën përgatitore me Arsenalin në korrik, e pastaj ekipi londinez do të marrë vendimin final për të ardhmen e sulmuesit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.