Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: VV-ja e pati kall Prishtinën për nënshkrimin e marrëveshjes për dokumente

Gazeta10
29 August 2022 - 21:02

Ndërkombëtarët e kanë shtuar presionin ndaj institucioneve të vendit për çështjet vitale të Kosovës.

Ka deklaru Halil Matoshi në Politiko, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti do të duhej ta kishte edhe mbështetjen e opozitës sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë, shkruan Gazeta10.

Ai madje ka ironizuar edhe partinë në pushtet, e cila sipas tij në vitin 2011 kur ishte nënshkruar marrëveshja për dokumente pati dalë në rrugë dhe “e kanë kall Prishtinën”.

“Ju përket stukrturave të partive opozitare nëse duan apo jo të shkojnë në takim me Kurtin. Kurti si u kthy prej Brukseli e talli opozitën me një cinizëm jo më ka marrë malli, jo s’më ka marrë malli dhe u taku me ta tek masi u taku Escobar me ta. Ndërkombëtarët e kanë shtu një lloj presioni që për çështjet vitale të Kosovës, Kurtit duhet ta ketë mbështetjen e opozitës. Sepse ju e dini çka ka ndodhur me vendimet e të kaluarën. Të pakënaquri kanë dalë në rrugë edhe e kanë kall Prishtinën. Njëra prej partive është Vetëvendosje. Për të njëjtat gjëra, për Edita Tahirin ata kanë protestuar në aeroport. Na e dimë çka u bë në vitin 2011 por jo çka u vendosë tash”, tha Matoshi në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.