
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të një 11 vjeçare në Prishtinë nga pesë persona.
Rama ka ftuar organet e rendit që të jenë sa më prezent në hapësirat publike dhe më vigjilent ndaj rasteve të tilla.
Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se duhet të bëhet më shumë për t’i dhënë fund abuzimeve të tmerrshme dhe mosndëshkimit të tyre.
“Është koha që ne të gjithë: gra, burra, vajza, djem, dhe sidomos ne si përfaqësues kryesorë të institucioneve publike, të bashkëpunojmë që raste të tilla të mos ndodhin më. Nuk u abuzua vetëm një fëmijë, u turpëruam të gjithë ne si shoqëri. Prandaj, si Kryetar i Kryeqytetit, zotohem se do të punojmë për ndërtimin e mekanizmave që rrisin bashkëpunimin mes komunitetit dhe organeve të rendit, në mënyrë që bashkë t’i parandalojmë rastet e tilla dhe të ofrojmë mbështetje për të gjithë viktimat”, ka shkruar ai./Gazeta10