
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka folur lidhur mocionit të mosbesimit që AAK-ja e ka iniciuar për të rrëzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Ish-deputeti i VV-së, ka thënë se nuk do ta votoj mocionin që do ta rrëzonte Qeverinë Kurti, raporton Gazeta10.
‘’Jo nuk mundem me votu për këtë problem, sepse fund të fundit opozita duhet me ndërtu një strategji të qartë se veç ta rrëzoj Albin Kurtin nuk bëhet, nuk është korrekte.’’, ka thënë ai në ”Prime Time”.
Tutje ai ka thënë se nuk dihet se a do të rritet Kurti pas këtij rrëzimi, por pas kësaj s’beson që ka gjasa të fitoj votat që i ka fituar më parë.
‘’Nuk dihet, se sot elektorati jon jam shumë i bindur se sot me shku në zgjedhje nuk ka mundësi me i fitu ato vota që i ka fitu, nuk ka gjasa për shkak atyre gabimeve që i ka bërë deri tash.’’, tha Humolli.
Humolli ka thënë se para problemit të veriut, do ta votonte mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij në këtë periudhë nuk është në rregull një gjë e tillë./Gazeta10