
Sulmuesi i krahut, Sadio Mane mund të rikthehet këtë verë në Angli pas vetëm një edicioni në Gjermani, kanë njoftuar mediumet britanike të enjten.
Raportohet që Mane ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Newcastle Unitedit, ekip që ka përgatitur ofertën për kartonin e tij.
Mane pritet të largohet nga Bayerni, pasi tashmë është nxjerrë në shitje dhe Newcastle është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro për kartonin e tij.
Senegalezi 31-vjeçar iu bashkua verën e shkuar Bayernit, por shkaku i disiplinës nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.
Mane e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë në edicionin e tij të parë te Bayerni, ekip për të cilin shënoi 12 gola dhe bëri 6 asistime në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa në Angli karrierë ka bërë te Liverpooli e Southamptoni.