Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A po hezitojnë gazetarët të kërkojnë Ndihmë Juridike Falas? Flet drejtoresha Berbati-Zena

Gazeta10
08 June 2023 - 18:21

Të gjithë gazetarët, kameramanët e reporterët janë përfitues direkt të Ndihmës Juridike Falas, si grup i veçantë nga kategoritë tjera që mund të përfitojnë nga këto shërbime juridike.

Drejtoresha e këtij agjencioni, Flutura Berbati-Zejna tha se deri më tani nuk ka pasur raste të shpeshta që kanë kërkuar ndihmë juridike falas nga komuniteti i gazetarëve të Kosovës, pavarsisht rasteve të shumta që janë publike.

Ajo ka ftuar gazetarët që për çfarëdo këshille, hartim të shkresave e përfaqësim nëpër Gjykata e institucione tjera, të mos hezitojnë por, të drejtohen te zyret e agjencionit duke kërkuar ndihmë, transmeton Gazeta10.  

“Gazetarët, kamermanët, reporterët janë përfitues direkt të Ndihmës Juridike Falas, sepse janë paraprë në grupet e veçanta. Krejt çka duhet të bëhet që të ofrohen ata te zyret tona, dhe aty mund të përfitojnë duke filluar nga këshillat, informatave, hartimit të shkresave, e përfaqësimit nëpër Gjykata e në institucionet tjera. Deri tash s’kemi pasur raste shpesh që kanë përfitu gazetarët. Ka pas raste, por jo sa e dimë që kanë nevojë.”, tha  drejtoresha Berbati-Zejna n info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.