Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për rastin e 11-vjeçares: Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë

Gazeta10
29 August 2022 - 22:48

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimit të rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona. 

Ai ka thënë se duhet të merren masa dhe asnjë dhunues të mos jetë i lirë, transmeton Gazeta10. 

E tmerrshme ngjarja monstruoze e dhunimit të vajzës 11 vjeçe. Jashtëzakonisht i shqetësuar nga kjo ngjarje çnjerëzore… Ne si shoqëri, duhet të reflektojmë thellë e shteti të marrë masat më të rrepta ndaj dhunuesve. Bashkëndjej me familjen e fëmijës dhe me të gjithë qytetarët e vendit… Asnjë dhunues nuk duhet të jetë i lirë”, ka shkruar Haradinaj. 

Më tej, ai tha se duhet reflektuar për të parë se çfarë duhet bërë që asnjë fëmijë të mos e ketë një fat të tillë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.