Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Portieri i Inter Miamit: Klubi nuk është gati për ardhjen e Messit

Gazeta10
08 June 2023 - 21:57

Portieri i Inter Miamit, Nick Marsman, beson se skuadra, president i së cilës është David Backham, nuk është gati për transferimin e Lionel Messit.

Të mërkurën në mbrëmje u konfirmua transferimi i Messit te skuadra e Inter Miamit.

Messi la ofertën e majme nga Arabia Saudite për t’iu bashkuar një skuadre të elitës së futbollit amerikan.

“Personalisht, mendoj se klubi nuk është gati për ardhjen e Messit. Kemi një stadium të përkohshëm, njerëzit mund të ecin nëpër fushë, nuk ka hyrje. Po ashtu, ne largohemi nga stadiumi pa sigurim. Mendoj se klubi nuk është gati”, ka thënë ndër të tjera Marsman për mediumin “ESPN”.

Marsman iu bashkua Inter Miamit në sezonin e vitit 2021 nga Feyenoordi i elitës së futbollit holandez.

32-vjeçari ka 29 paraqitje që nga ajo kohë dhe nuk ka luajtur për klubin në vitin 2023.

Inter Miami është klub i themeluar në vitin 2018, ndërsa në elitën amerikane u inkuadrua në sezonin e vitit 2020.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.