Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haziri: Kurti do të mbahet mend që e ka hapë Kosovën ndaj Serbisë 

Gazeta10
29 August 2022 - 23:25

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbahet mend se e ka hapë Kosovën formalisht ndaj Serbisë. 

Mos të harrojmë nëse një kryeministër formalisht e ka hapë Kosovën ndaj Serbisë, është kryeministri Kurti. Natyrisht, qytetarët serbë të Kosovës do të udhëtojnë me dokumente të Serbisë, dhe kjo e drejtë buron nga Kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Haziri në Prime Time. 

Më tej, ai ka thënë se Kurti nuk duhet të lejojë që të përdoret shumë nga ndërkombëtarët termi “Veriu i Kosovës”- pasi që sipas tij përbën rrezik, raporton Gazeta10. 

Përdorimi i termit ‘Veriu i Kosovës’ është rrezik. Negociatori jonë nuk duhet të lejohet që të plasohet ndërkombëtarisht shumë termi Kosovë Veriore ose Veriu i Kosovës – sepse reflekton diçka ma shumë”, ka thënë Haziri./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.