
Përzgjedhësi i Kosovës, Afrim Tovërlani të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për kualifikimet “Euro 2025”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
“Dardanët” e rinj këtë muaj e luajnë vetëm një ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve.
Kosova U21 do të përballet me Estoninë, ndeshje kjo që do të luhet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Selektori Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë për këtë grumbullim, i cili nis të shtunën.

Stërvitjen e parë, Kosova do ta mbajë prej orës 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Kosova bën pjesë në grupin D të kualifikimeve për kampionatin evropian, pjesë e së cilit janë edhe Bullgaria, Gjermania, Izraeli dhe Polonia.