Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

Gazeta10
10 June 2023 - 16:35

Sulmuesi spanjoll, Brahim Diaz, rikthehet te Real Madridi pas huazimit dy-vjeçar të kaluar te Milani.

Diaz iu bashkua Milanit në sezonin 2021/22, sezon në të cilin arriti të fitojë titullin e kampion në Serie A, gjersa sezonin që lam pas u kualifikua deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në edicionin e shkuar, 23-vjeçari u paraqit në 45 ndeshje, në të cilat shënoi 7 gola e dhuroi 7 asistime në të gjitha garat.

Diaz vjen nga akademia e Malagas, qytet ku edhe ka lindur, pastaj u transferua në akademinë e Manchester Cityt.

Transferimin e tij të parë te Real Madridi e kompletoi në janar të vitit 2019. Në atë gjysmësezon, Diaz djersiti fanelën e Realit për 11 ndeshje, duke kontribuar me një gol e dy asistime.

Në vitin 2020, Diaz u huazua te Milani për një sezon, mirëpo huazimi i tij u shtye edhe për dy sezone tjera.

Në karrierën e tij, Diaz ka fituar nga një herë LaLigan, Premier Leaguen, Serie A, Superkupën e Spanjës dhe atë të Anglisë, gjersa dy herë ka fituar Kupën e Ligës të Anglisë, e njohur si Carabao Cup./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.