Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Almir Kryeziu, lojtari më i ri i Ballkanit

Gazeta10
10 June 2023 - 17:43

Almir Kryeziu është zyrtarizuar si lojtari më i ri i kampionit të Kosovës, Ballkanit.

Përmes një postimi në Facebook, Ballkani ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin anësor, duke bërë me dije se kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Kryeziu veçse ka nisur stërvitjet me klubin nga Theranda dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet që Ballkani i luan në kualifikimet evropiane.

Almir Kryeziu së fundmi ishte pjesë e Dritës, me të cilët luajti për dy sezone.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.