Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Day Shift” ndër filmat më të shikuar në javën e fundit në Netflix

Gazeta10
30 Gusht 2022 - 8:31

Komedia aksion, “Day Shift”, është filmi më i ndjekur në Netflix në javën e fundit. Shikuesit nga e gjithë bota kaluan më shumë se 63 milionë orë në ditët e fundit duke shikuar këtë vepër me personazhet kryesore, Jamie Foxx dhe Snoop Dogg, raporton Gazeta10.

Është një komedi aksion me regji të J. J. Perry (që është filmi debutues i tij), me skenar nga Tyler Tice dhe Shay Hatten. Ky është filmi debutues i Perry.

Ngjarja e filmit ndjek Bud Jablonski (Jamie Foxx), një njeri familjar, puna e të cilit dikur ishte të gjuante vampirët dhe të shiste dhëmbët e tyre.

Pasi gjendet në një situatë të vështirë jete, ai detyrohet të kthehet në punën e vjetër, ku ndihmohet nga miku i tij i vjetër, Big John Elliott, i luajtur nga Snoop Dogg.

Shikuesit i dhanë “Day Shift” një vlerësim 6.1 në IMDb, ndërsa kritikët ishin të ndarë në vlerësimet e tyre. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.