
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu vizituan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Aliu tha se shpreh se ish-krerët e UÇK-së e kanë vullnetin dhe moralin të lartë.
“Vullnetin e moralin e kanë të lartë, siç e kanë pasur besimin për fitore kur e kanë filluar luftën. Andaj, edhe rezultati përsëri do të jetë në favor të historisë sonë të lavdishme kombëtare e çlirimtare”, shkroi Aliu në Facebook.