
Ekipi i zjarrfikësve kanë ndërhyrë në zonën e rrugës Komoran-Drenas, në fshatin Zabel i Ulët pas vërshime që kanë prekur sot këto zona.
Siç thuhet në njoftim, me pajisjet dhe ekspertizën e tyre kanë dalë në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.
Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave, thuhet tutje në njoftim.
“Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyn pas vërshimeve në fshatin Zabel të Ulët
Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.
Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.
Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve.
Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.