
Moment historik për fatin e Kosovës, e ka quajtur veterani i luftës Valon Murati, intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë.
Në një rrëfim për 24 vjetorin e luftës së UÇK-së, Murati në Info10 ka folur për rrezikun e përhapjes së luftës së Kosovës edhe në vendet tjera të rajonit.
Ai ka treguar se fillimi i luftës së UÇK-së dhe krimet e Millosheviqit e dinamizuan diplomacinë ndërkombëtare që të gjej sa më shpejtë një zgjidhje politike për Kosovën, duke përfshirë këtu edhe intervenimin e NATO-s në Kosovë, transmeton Gazeta10.
“Lufta në Kosovë, rrezikonte edhe përhapjen. Në Maqedoni, në momentin nëse do të ndodhte në Maqedoni, ishte rreziku i përfshirjes së Serbisë, Greqisë, Turqisë etj. Edhe ky moment ishte i favorshëm që duke u nisur nga gabimet e Millosheviqit, masakrat që i kryente dhe nga rreziku i përhapjes së luftës, të intervenonte në Kosovë. UÇK-ja e NATO fillimisht kishin një bashkëpunim formal, pastaj u shndërru edhe në partner formal herë pas here.”, ka treguar Murati në Info10.
Ai ka theksuar se çlirimi i Kosovës s’do të kishte mundësi të vinte pa dëbimin e forcave serbe të armatosura.
“Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe UÇK-ja me 11 maj të vitit 1998, kanë nënshkruar një marrëveshje ku LKÇK-ja të gjithë potenacialin e vet ushtark e shkrinë në UÇK. Përderisa, e mban subjektivitetin politik. Kjo ka ndodhur në një kontekst të rënies së dëshmorëve, Bahri Fazliut një prej themeluesve të LKÇK-së, Ilir Konushevci më 9 maj 1998, dhe Agron Rrahmani ka rënë më 12 maj në Prishtinë. Edhe këto rënie kanë simbolik, përvec që na kanë goditë shumë, kanë qenë një motivë shtesë për bashkimin, fuqizimin dhe forcimin e organizmin e luftës.”, tregoi Murati në Info10.
Më poshtë rrëfimi i Muratit./Gazeta10