
Sipas publicistit Halil Matoshi mbledhja e dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë deri më tani s’ka prodhuar asgjë të “hajrit”.
Madje ai tha se me dhjetëra marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani në kuadër të kësaj mbledhje të përbashkët, s’është prodhuar asnjë rezultat, transmeton Gazeta10.
Ai ishte kritik edhe për importet tregtare që shkëmbehen mes dy vendeve, teksa tha se Kosova vetëm me Serbinë arrin deri në 350 milionë euro importe në vit, ndërsa me Shqipërinë mezi arrin të importoj 30 milionë euro mallra.
“Kjo është një relikt shumë folklorik i cili s’ka prodhuar kurrë asgjë të hajrit, përpos do prapavija me sfonde të flamujve, me balona e qilima folklorik. Sepse dy palët rrejnë. Ja’u mushin fansave mendjen me i votu në zgjedhje dhe shkojnë në komunitetet e tyre. Kosova me Serbinë e ka 350 milionë importe tregtare, me Shqipërinë e ka menxi 30 milionë. A e kuptoni çfarë rrene e madhe del në tv që i qetë dy qeveritë bashkë.”, tha Matoshi.
E, lidhur me draft-statutin e propozuar nga kryeministri shqiptar tek Franca e Gjermania, Matoshi tha se Edi Rama më mirë duhet t’i shikojë punët e tij.
“Si ide ai ka drejt me dhënë ide, por ai është kryeministër i një shteti tjetër. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, edhe duhet me i këqyrë punët e veta.” , tha Matoshi në Politiko.
Këtë të mërkurë, 14 qershori në Gjakovë do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa ky do të jetë takimi i parë i kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama pas zhvillimeve në veri të vendit./Gazeta10