Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BSPK paralajmëron padi ndaj ministrit Hekuran Murati

Gazeta10
30 August 2022 - 10:56

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Gazeta10.

Kjo për shkak se ministri Murati ka përmendur ndaljen e pagave për grevistët për sa kohë ata marrin pjesë në grevë.

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, tha se grupi i ekspertëve juridik të BSPK-së do të nis hartimin e një padie ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati. “Askush nuk ka të drejtë asnjë cent t’ua ndal grevistëve. Ministri Murati me qëllim apo pa të po nxitë situatën ndaj grevistëve. Greva po vazhdon, greva do të duket edhe më e fuqishme nga 1 shtatori, nëse vazhdon të na injorojë Qeveria”, tha ai.

Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, Jasharaj theksoi se greva nuk do ta ndalet deri në përmbushjen e kërkesave për paga shtesë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Jasharaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i paguajnë grevistët meqë ata kanë të drejtë në veprime sindikale dhe meqë “SBAShK nuk ka para për të dhënë paga”, ka thënë ai. /

Kujtojmë se ky paralajmërim i bërë para disa ditësh nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka nxitur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.