Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

DASh arritja e zgjidhjeve përmes dialogut kritike për integrimin europian të Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
30 August 2022 - 11:09

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se arritja e zgjidhjeve përmes dialogut është kritike për integrimin europian, raporton Gazeta10.

Nga DASh është thënë se kjo është kritike për të dyja vendet.

“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Tutje, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka thënë se është bërë një punë e palodhshme e përfaqësuesit special të BE-së teksa ka inkurajuar dy shtetet që të ecin përpara në mënyrë paqësore.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “Bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, ne inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të marrin një rol aktiv dhe të ecin përpara në mënyrë paqësore”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.