
Serbët e veriut janë duke protestuar në Mitrovicë pas arrestimit të Milun Milenkoviq nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për disa vepra kriminale që dyshohet se kishin të bëjnë me organizimin e sulmeve në veri.
Ata kanë protestuar deri më tani para zyrës së Listës Serbe duke i thirrur edhe “tradhtar’’.
Pas kësaj aty dolën edhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq, ku protestuesit filluan të i sulmojnë.
Në një video të publikuar shihet se Goran Rakiqi është sulmuar fizikisht sot gjatë kësaj proteste.
Aktualisht, numri i protestuesve aty është i vogël, por është zvogluar edhe numri i zyrtarëve policorë.
Më poshtë mund ta shihni videon.