Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj i përgjigjet Muratit: Nuk ka të drejtë askush t’ua ndal pagat grevistëve

Gazeta10
30 August 2022 - 12:44

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, iu është kundërpërgjigjur ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili tha se deklarata e Muratit është skandaloze dhe askush nuk ka të drejtë t’ua ndalë pagat grevistëve, raporton Gazeta10.

“Po të donte qeveria ta shpreh së paku për një minutë dhembjen për orët e humbura, dhembjen pse një pjesë e qytetarëve nuk po arrijnë të kryejnë punët e tyre nëpër administratë, po ta kishin dhembjen se nxënësit do të humbin orë, atëherë në vend të kërcënimeve, Murati, Kurti e të tjerët do të uleshin me përfaqësuesit legjitim të sindikatave dhe do të gjenin mundësi sepse ka për t’i zgjedhur kërkesat tona”, tha Jasharaj.

Ai shtoi se nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton ndaj kërkesave të grevistëve, 1 shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi dhe mësimdhënësit në grevë.

“Greva ka rrjedhë të mbarë, dhe greva do të duket edhe më e fuqishme më 1 shtator, kështu 1 shtatori nëse vazhdohet me teket e qeverisë, fatkeqësisht nxënësit do t’i gjejë në shtëpi, mësimdhënësit në grevë, e cila do të vazhdojë gjerë në realizmin e kërkesave tona”, tha ndër të tjera Jasharaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.