
Aleanca do ta mbështesë rivotimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ashtu siç është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për Legjislacion, tha se partia e tij është në favor të procedimit të ligjit për rivotim në Kuvend.
Megjithatë, Tahiri theksoi se pas miratimit të ligjit duhet të nisë menjëherë procesi i amendamentimit të tij.
Ai kërkoi që ky proces të zhvillohet “me shpejtësi të dritës”, duke insistuar që ndryshimet të trajtohen pa vonesa pas rivotimit të ligjit në Kuvend.