Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama pasi njoftoi për anulimin e mbledhjes së dy qeverive: Kurti s’po pranon të takohet me mua

Gazeta10
13 June 2023 - 19:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është anuluar mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e paraparë të mbahet nesër në Gjakovë.

Rama tha se i kërkoi Kurtit që të takohen në një “format më të ngushtë”, por se ky i fundit nuk ka pranuar.

“Pasi kam folur pasditen me Josep Borrell, I kam kërkuar Albinit të takohem nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me minitstrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes  për të dsikutuar lidhur me këtë situatë që po e qan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë dramatike”, ka deklaruar Rama.

“Për fat të keq mund të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”, deklaroi tutje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.