
Blerim Gashi ka treguar se kërkesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama për takim me kryeministrin Albin Kurti, ishte që takimi të jetë bilateral, teka-tek, transmeton Gazeta10.
Gashi tha se një kërkesë e tillë është refuzuar nga Qeveria e Kosovës, pasi në agjendë ishte takimi i përbashkët i dy qeverive që pritej të mbahej nesër në Gjakovë.
“Ai duhet me dal edhe me na tregu mos ka kërku format hala ma të ngusht sesa ministrat e ngusht se ministrat e Punëve të Brendshëm, edhe të Jashtme të Kosovës. Sepse sipas informatave që posedoj kërkesa ka qenë për takim bilateral, teka-tek. Nuk është e vërteta e plotë, por manipulim. Ka kërkuar takim personal me Kurtin. Ka pas refuzim parimor nga qeveria Kurti”, tha Gashi.
Ai tha pas raportimeve se BE-ja mund ta sanksionoj Kosovën, pas tensioneve të krijuara në veri të vendit dhe qëndrimit të kryeministrit Kurti për të mos e tërhequr Policinë nga atje, NATO-ja nuk rrezikon ta sanksionojë Kosovën, pasi sipas tij, kjo aleancë nuk merr vendime politike.
“Është një gënjeshtër e kulluar e një delir i ego-manjakut të Edi Ramës, kur thotë kam kërkuar format tjetër.”, tha ai.
Veprimet e fundit të kryeministrit shqiptar duke e dorëzuar edhe propozimin e Asociacionit te krerët evropian dhe duke e anuluar pastaj mbledhjen e dy qeverive, sipas Gashit po përdoren nga ai për ta rregulluar situatën politike në Shqipëri.
“Edhe pse kjo është streh e sojit të vet për ta shfrytëzuar sentimentin nacionalist, sepse e bën lluga atje, e rpishë krejt demokracinë e bën narko shtet e këndej do me rregullu me Asociacione, e do me u taku vet.”, u shpreh Gashi./Gazeta10