Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Rrugë pakthim” – Zemaj: Rama po ua ‘man zhagin’ ndërkombëtarëve

Gazeta10
13 June 2023 - 23:21

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka paralajmëruar sanksione tjera të paimagjineshme për Kosovën, pas atyre të raportuara nga Bashkimi Evropian.

Teksa theskoi se kryeministri shqiptar Edi Rama me vendimin e fundit për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, po ua mbanë “zhagin ndërkombëtarëve.”

“Kanë me na sjell në një situatë kur Kosova po hyn në një rrugë kogja të vështirë, për shkak të politikave populliste të Facebook-ut, në anën tjetër të kryeministrit Rama i cili duket që ka nevojë me ja’u majt zhagin ndërkombëtarëve për shkak të gjendjes së brendshëm të politikës shqiptare.”, tha Zemaj në Politiko.

“Ky është niveli më i ulët ndonjëherë i raporteve dhe komunikemeve, mëmyrave se si po trajtohet kjo situatë. I takon Shqipërisë, kryeministrit Rama një qasje më proaktive në kuptimin e informacioneve ose kërkesës për takime. Nëse na quante vëllëzër, besoj që tash ka barriera në këtë. Në ditët në vijim Kosovën do ta presin ditë të vështira.. Po hyjmë në një rrugë pakthim, e që do të ishte fatkeqesia më e madhe për popullin, deklaroi Zemaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.