
Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është pritur në vizitë nga ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu.
Gjatë këtij takimi ambasadori italian përgëzoi Rrahmanin për edicionin e tij me Napolin, ku u shpallën kampion në Serie A.
Rrahmani po kalon edicion e tij të katërt në futbollin italian ku përveç Napolit ka luajtur edhe për Hellas Veronën.
Mbrojtësi dardan së fundmi ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2027.