
Liridon Fetahaj nuk do të jetë më futbollist i skuadrës së Lirisë.
Pas një edicioni mjaft të mirë të kaluar në aspektin personal, Fetahaj i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin prizrenas.
Largimin nga Liria, Fetahaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ju njoftoj që nga sot nuk do jem pjesë e klubit të Lirisë. I falenderoj jashtëzakonisht shumë tifozërinë prizrenase dhe gjithë Arpagjikët të cilët më kanë përkrahur tepër shumë e ju ndihem borxhlinjë gjithë jetën. Falë arpagjikëve jemi këtu. Falenderoj administraten e klubit, Presidentin, kryetarin,drejtorin, sekretarin e gjithë bashkëlojtarët e mi të cilët e bëmë një punë të shkëlqyer. Uroj që klubi t’i arrijë majat e suksesit”, thuhej nw njoftimin e Fetahajt.
31-vjeçari në futbollin kosovar më parë ka luajtur për skuadrën e Ballkanit dhe atë të Prishtinës.
Liria këtë edicion u rikthye në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungesë.