
Policia e Kosovës ka qenë në koordinim të plotë me përfaqësues të KFOR-it, sa herë kishte informacione e provokime nga ana e xhandarmërisë serbe, përfshirë edhe provokime me helikopter.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani pas arrestimi të tre policëve kufitar të Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, theksoi se përveç KFOR-it, ky institucion i sigurisë ka njoftuar edhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë që t’i bëhet presion autoriteteve serbe për lirimin e policëve.
Kelani tha se faktorit ndërkombëtarë iu është bërë thirrje që t’i bëhet trysni Serbisë për lirimin e tre zyrtarëve patrollues-kufitar, raporton Gazeta10.
“Informacionet e kësaj natyre, dhe provokime të tilla ka pasur në baza ditore, qoftë përmes zyrtarëve policior të xhnadarmërisë serbe, përfshirë edhe helikopter dhe mjete të ndryshme që Serbia ka përdor në afërsi të territorit të Kosovës, e shpesh edhe duke u futur në Kosovë. E shpesh, këto informacione janë nda edhe me KFOR-in. KFOR-i është njoftu, jemi duke i koordinuar të gjitha aktivitetet me ta, jemi duke i kryer të gjitha ekzaminimeve brenda në terren. Çdo informat KFOR-i na e ka konfirmuar, dhe tash është në përgjegjësinë e tyre.’, deklaroi Kelani./Gazeta10