Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrëmbimi i policëve në veri, Rama: Nuk po heshtim, po presim KFOR-in

Gazeta10
14 June 2023 - 20:18

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter se ata që thonë se po hesht përballë rrëmbimit të policëve në Veri, apo ata që duan t’i hedhin benzinë zjarrit nuk duan t’ia dinë as për Kosovën e as për Shqipërinë.

Rama shtoi se janë duke pritur hetimet e KFOR-it dhe Shqipëria si pjesë e bashkësisë euroatlantike ndjek fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie.

Postimi i plotë:

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.