
Skuadra e Superligës së Turqisë, Trabzonspor e ka vendosur në listën e shitjeve futbollistin shqiptar, Enis Bardhi.
Bardhi duket se do të largohet nga Turqia pas sezonit të tij të parë në Superligë.
Edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, bordi i Trabzonit nuk është i kënaqur me paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares së Maqedonisë.
Me Trabzonsporin këtë edicion, Bardhi ka zhvilluar 42 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur të realizojë shtatë gola.
27-vjeçari erdhi në futbollin turk pas një periudhe pesë vjeçare të kaluar te skuadra e Levantes në kampionatin spanjoll.
Mesfushori me tipare ofanzive karrierë në të kaluarën ka bërë edhe në skuadrat si Ujpest, Prespa Birlik dhe Brondby.
Vlera e mesfushorit me prejardhje shqiptare në treg është rreth 4,7 milionë euro.
Ai është pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2015 dhe deri
më tani ka zhvilluar 51 paraqitje, prej të cilave ka realizuar 13 gola.