Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SHBA kërkon lirim pa kushte të tre zyrtarëve policorë të Kosovës

Gazeta10
15 June 2023 - 21:06

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia duhet t’i lirojë pa kushte tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që janë kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor.

““Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën”, u ka thënë Miller gazetarëve.

Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si kidnapim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Beogradi, në anën tjetër, deklaron se nuk bëhet fjalë për kidnapim, por për arrestim të policëve në territorin serb./rel

Autoritetet e Serbisë nuk kanë ofruar të enjten asnjë informacion lidhur me të arrestuarit.

Miller ka thënë se SHBA-ja pret që palët të ndjekin planin trepikësh që e ka prezantuar Bashkimi Evropian, pa vonesa.

“Në kuadër të kësaj, kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe që të tërheqë njësitet policore nga zonat përreth”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

  • Shtensionimin e situatës atje
  • Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
  • Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti, në anën tjetër, e ka prezantuar ditë më parë një plan pesëpikësh për ulje të tensioneve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.