Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KFOR: Nuk ishim në zonën ku ndodhi arrestimi i policëve

Gazeta10
15 June 2023 - 21:58

Misioni i KFOR-it tha se nuk ishte në zonën ku tre policë të Kosovës, siç e ka cilësuar KFOR-i, u arrestuan dje nga forcat policore serbe.

Në një komunikatë për media, KFOR-i tha se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

“KFOR-i gjithashtu është në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për sundimin e ligjit, EULEX-in. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i tha se po e monitoron situatën dhe po vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të ofruar siguri në tërë territorin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.