
Në emisionin “Info10”, në Kanal10, avokati Emrush Kastrati, ka folur rreth masave që duhet të ndjekë Kosova pas caktimit të masës së paraburgimit të tre policëve të kidnapuar duke thënë se rruga e parë e cila veqse ka filluuar është presioni diplomatik nga shtetet mike të Kosovës ndaj Serbisë. Sipas tij rruga e dytë është mbrojtja ligjore e tre policëve.
“Duhet të dorëzohen provat e shtetit tonë në prokurorinë e Serbisë, KFOR-i me fakte konkrete do të mund të ndihmonte në mbrojtjen e tre policëve”, tha tutje Kastrati.
Ai tutje tha se Kosova duhet të bashkëpunojë me autoritet ndërkombëtare vëzhguese në Serbi, në mënyrë që të monitorojnë gjithë procesin e gjykimit të tyre.
“Prova kryesore është deklarata e KFOR-it pasiqë ai është autoriteti që menaxhon pikën kufitare të Kosovës”, tha tutje Kastrati. /Gazeta10/