Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Malisheva feston çlirimin, kujtohen dëshmorët (Video)

Gazeta10
16 June 2023 - 19:07

Raporti:Saranda Alshiqi
Me aktivitete e këngë u kujtuan dëshmorët e rënë, të pranishëm mysafirë nga Shqipëria dhe trevat tjera
Në nder të Ditës së Çlirimit, në Malishevë u përkujtuan dëshmorët nën shoqërimin e këngëve e aktiviteteve të ndryshme. Krerët komunalë kujtuan të rënët duke thënë se Malisheva njihet për luftën dhe heronjtë e mëdhenj që dha për liri. Të pranishëm ishin edhe kryetarë e deputetë nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës.

Në nderim të ditës së Çlirimit dhe Dëshmorëve, qytetarë të Malishevës po zinin vend në rrugët e komunës.

Kjo për t`u bërë pjesë e aktivitetit që po organizohej në 24 përvjetorin e Ditës së Çlirimit.

Festës iu bashkuan kryetari Ekrem Kastrati e Fatmir Limaj, derisa për nder të kësaj dite, të pranishëm ishin edhe kryetari i Lezhës  dhe Bujanocit e deputetë nga Shqipëria.

I pari i komunës tha se në këtë ditë kujtohet sakrifica e secilit që dha jetën për vend.

Ndërsa kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se 24 vjet më pas, Malisheva është shumë më e zhvilluar, duke përmendur ndërtimin e bulevardit Ibrahim Mazreku i cili është në afërsi të përfundimit të segmentit të parë.

Me krenari e mirënjohje për të rënët foli edhe Adhurim Mazreku, djali i dëshmorit Ibrahim Mazreku.

Edhe qytetarë të tjerë nën emocione kujtuan ditën kur Malisheva u çlirua.

Për ndër të Ditës së Çlirimit u ndanë edhe çmime tradicionale nga Kuvendi Komunal. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.