
Fondacioni “BESA” ka reaguar ndaj deklaratës së Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, e cila ditë me parë deklaroi se lajmet për paqëndrueshmëri politike në Kosovë dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme.
Sipas fondacionit “BESA”, kjo është një dezinformatë qëllimkeqe dhe e panevojshme. Sipas tyre veriu i vendit deri tani ka qenë çerdhe e krimit dhe bandave serbe.
“Tash kur është duke u bërë përpjekje për rend dhe ligj qenkan trembur kompani që duan të investojnë”, thuhet në reagimin e fondacionit.
Sipas tyre kjo nuk është aspak e vërtet.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përmes deklaratës së tyre u kishin thirrje vendimmarrësve politikë në Kosovë që të ndërmarrin hapa për rivendosjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik. /Gazeta10/
Reagimi i plotë i fondacionit “BESA”: