
Dita e sotme na solli ndeshjen e parë të kombëtares së Kosovës këtë muaj dhe të tretën në këto kualifikime.
“Dardanët” në “Fadil Vokrri” kishin përballë kombëtaren e Rumanisë.
Ndeshja përfundoi pa gola dhe Kosovës i zvogëlohen gjasat për një kualifikim historik në kampionatin evropian “EURO 2024”, i cili mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Takimi në përgjithësi takoi Kosovës, pasi këta të fundit kishin më shumë raste shënimi se mysafirët, të cilët si duket ishin ndarë të kënaqur me një barazim.
Kosova tanimë bie një pozitë më poshtë, ku gjendet në vendin e katërt në tabelë me 3 pikë të tubuara.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan më 19 qershor (e hënë) ndaj Bjellorusisë në Budapest.