
Trajneri dhe analisti i futbollit, Ismet Munishi, ka reaguar ashpër pas humbjes së Turqisë, duke e cilësuar atë si një zhgënjim të madh për tifozët dhe një dështim total në menaxhim.
“Gjynah është prej Turqisë, gjithë ajo përcjellje, gjithë ajo eufori, njerëzit jonë qu natën e parë e kanë prit me gëzim. Zhgënjehet një popull i tërë, d.m.th 60 mijë banorë të paktën, me luftu pak ma tepërt. Dhe del trajneri nuk e merr përgjegjësinë dhe i lë fajtorë lojtarët, kjo është dështim total”, tha Munishi në Kanal10.
Sipas tij, përveç rezultatit negativ, mënyra se si u menaxhua situata pas ndeshjes e rëndon edhe më shumë imazhin e ekipit, duke theksuar mungesën e lidershipit dhe përgjegjësisë nga ana e trajnerit./Gazeta10