
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka folur për tre policët kosovarë që u kidnapuan brenda territorit të Kosovës nga forcat policore serbe.
Sipas pretendimeve të tij, policët nuk janë prekur nga askush dhe se nuk po ju mungon asgjë, shkruan Gazeta10.
“Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm, eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë, po mblidhnin kërpudha”,, tha ai në një konferencë para gazetarëve.
Presidenti serb tha se lidhur me rrëmbimin e tre policëve i kanë dërguar një letër EULEX-it.
“I dërguam një letër EULEX-it, në të cilën thoshim, mendoj se është gjëja më e ndershme në botë. Që ta dini, ne nuk do t’i parandalojmë gënjeshtrat e tyre. As perëndimore, as shqiptare. Sepse ata punojnë së bashku. Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishin komanda e NATO-s dhe ushtarët e KFOR-it që nuk ishin të pasaktë”, theksoi Vuçiq./Gazeta10