
Lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares, nesër do të protestohet në Prishtinë dhe Tiranë si shenjë solidarizimi, raporton Gazeta10.
Në Prishtinë do të protestohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në ora 12:00, ndërsa në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet në ora 18:30.
Thirrja për solidarizim është shpërndarë në rrjete sociale edhe nga të famshëm.
“Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale”, thuhet në njoftimin e protestës.